Olsi Bylyku zbulon hapin e madh me të dashurën: Fejesa e martesa janë…

Pak muaj më parë, u zbulua se aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku, ishte në një lidhje dashurie. Paparaci i “Panorama Plus” fotografoi çiftin e ri gjatë premierës së filmit “Dy gisht mjaltë”.

Ditën e sotme, Olsi ishte i ftuar në emisioni “Ditë për ditë’, ku rrëfeu hapin  radhës që ka bërë për të konsoliduar marrëdhënien. Aktori zbuloi se ata bashkëjetojnë, duke lënë të kuptohet se gjërat janë bërë mjaft serioze.

Olsi-Bylyku-2

Bylyku u shpreh se tashmë partnerja ka arritur që ta njohë më mirë nga sa ai ka njohur veten e tij.

“Ajo i kishte ndjekur puntatat e mia të gjitha. Kur shkoj në ‘stand up comedy’ nëpër longue-t e Tiranës e marr me vete sepse m’i kujton batutat. I mban mend përmendësh. Ndiqte shumë “Portokallinë” dhe kur pata dalë unë ishte një nga ndjekëset në të rregullta të miat”, është shprehur Olsi për të dashurën e tij.

Olsi-Bylyku-3

“Është shumë e lumtur dhe nuk kemi ndërmend që të ikim nga njëri-tjetri. Fejesa, martesa janë më shumë për t’u gëzuar të tjerët sesa të gëzohemi vetë. Ne po gëzohemi më shumë vetë kështu që nuk kemi nevojë për momentin as fejesa as për martesa. Nuk është xheloze. Është xhelozi në nivelin e duhur në një lidhje”, ka treguar aktori.