Miriami dhe Albani japin lajmin e bukur, së shpejti prindër për herë të dytë

Mbrëmjen e sotme Alban Skënderaj po mban koncertin recital “Hapësira e një ëndrre” për publikun prishtinas. Artisti shqiptar ashtu si në Shqipëri edhe në këtë koncert kishte rezervuar surpriza, por kjo e kësaj here ishte vërtet shumë e veçantë. Miriami është ngjitur në skenë për të kënduar me Albanin dhe aty çifti i njohur kanë dhënë lajmin se do të bëhen prindër për herë të dytë. Përpara se të interpretonin këngën “Dhurata” Albani është shprehur: “Këtë këngë ja kushtojmë vajzës sonë Ameli dhe një engjëlli që po vjen në jetë”. Sapo kanë dhënë lajmin, publiku ka shpërthyer në duartrokitje dhe ovacione si për t’i uruar për këtë moment të rëndësishëm në jetë.

Kujtojmë se në 26 maj Miriami dhe Albani zbuluan se kishin kurorëzuar me martesë dashurinë e tyre 12-vjeçare në një ceremoni shumë private në Maldives. /revistawho.com

https://www.instagram.com/p/By58U6Glh1l/?utm_source=ig_embed