Bashkëshortja e Ermal Fejzullahut shfaqet me barkun e rrumbullakosur, ja kur do të vijë në jetë foshnja
Pak kohë më parë, bashkëshortja e këngëtarit të njohur, Ermal Fejzullahu, Ariana, zbuloi se është në pritje të ëmbël.
Ajo ka postuar në rrjetet e saj sociale foto me barkun e rrumbullakosur, por së fundmi Ariana ka treguar se në cilin muaj është.
Në “Instagram” ajo ka postuar një foto teksa ndodhet me pushime dhe ka pozuar me barkun e rrumbullakosur në muajin e 5. Në muajin tetor pritet që të vijë në jetë fëmija i katërt i çiftit të njohur.
“Që tani në muajin e pestë. Kjo po ecën ca si shumë shpejt!”, ka shkruar Ariana bashkëngjitur me foton, e cila ka marrë mijëra pëlqime dhe komente që e urojnë për shtatzëninë.