Vokalisti i grupit të famshëm trondit fansat: Kam kancer në fyt

Dave Mustaine është një prej emrave më të mëdhenj të rokut në botës. Një ditë më parë, ai ka konfirmuar se është diagnostikuar me kancer në fyt.

Vokalisti dhe kitaristi i grupit të famshëm “Megadeth”, bëri një deklaratë në rrjetet sociale, ku u shpreh se ka kaluar shumë pengesa në jetë dhe kjo është vetëm një prej tyre.

Dave-Mustaine-2

“Është sigurisht diçka që duhet respektuar dhe duhet përballuar me kokën lart- por unë kam kaluar plot pengesa. Po punoj nga afër me doktorët dhe kemi bërë një plan trajtimi i cili ata thonë se ka rezultuar i suksesshëm në 90% të rasteve. Trajtimi ka nisur tashmë”, shkruan Mustaine në postimin e tij.

Dave-Mustaine-3

Tani që ai ka nisur trajtimin e sëmundjes, grupit i është dashur që të anulojë të gjitha datat e koncerteve që kishin parashikuar. Në të njëjtën kohë, Mustaine njoftoi se kolegët e tij, basisti David Ellefson dhe kitaristi Kiko Loureiro, po punojnë për një album të ri i cili do të jetë vazhdimi i albumit “Dystopia” në 2016-n.

Dave-Mustaine-4

Ndërkohë kujtojmë se Dave Mustaine u bë i njohur teksa ishte pjesë e grupit të famshëm “Metallica” nga 1981 deri në vitin 1983. Më pas ai vendosi që të krijonte grupin “Megadeth” me të cilin u nominua 12 herë në “Grammy”.