Të dukesh si një ‘barbie’, ja cilët personazhe publikë shqiptarë guxuan me ngjyrën rozë
Çdo fillim sezoni veror, stilistët më të njohur ndërkombëtarë sjellin për të gjithë trendet më të fundit të modës, por dhe ngjyrat të cilat do të jenë më ‘in’ për temperaturat e larta të verës.
Ashtu siç kemi parë dhe nga yjet ndërkombëtarë, por dhe personazhet VIP të showbiz-it shqiptar, duket se ngjyra e këtij viti do të jetë ajo rozë e ndezur. Nga fustane për evente të rëndësishme, si ditëlindje, mbrëmje mature apo dhe ‘jumpsuit-e’ të thjeshtë, të cilat mund të vishen në përditshmëri, duket se ngjyra ‘pink’ do të na shoqërojë për shumë gjatë.
Të parat që guxuan me këtë ngjyrë ishin motrat ‘Kardashian-Jenner’, ndërsa më pas vumë re dhe personazhe të njohur të ekranit shqiptar si Lori Hoxha, Sara Hoxha, Luana Vjollca, Samanta Karravello, Zaimina Vasjari apo Beatrix Ramosaj të cilat risollën imazhin e një kukulle ‘barbie’ me veshjet e tyre. Vajzat u kujdesën të kombinohen më së miri së bashku me një ‘look’ të kuruar deri në detaje, i cili i bënte të dukeshin edhe më tërheqëse.
Nëse jeni në mëdyshje se çfarë duhet të vishni, apo se si duhet të kombinoheni për ditë speciale nga jeta juaj, atëherë mjafton t’i hidhni një sy fotove më poshtë:/revistawho.com