Spektakël në burgun e Fushë-Krujës, Stresi lë qelinë për ditëlindje e ka një mesazh: Nuk thyhem para… (VIDEO)

Reperi i njohur, Stresi, është lënë i lirë një ditë më parë nga burgu i Fushë-Krujës. Arkimed Lushaj është liruar me kusht nga gjykata pasi ishte arrestuar prej tetorit të vitit të kaluar.

Lirimi i tij erdhi së bashku me ditëlindjen, pasi reperi ditën e sotme feston 33-vjetorin. Në profilin e tij në “Instagram”, Stresi ka publikuar një video kur ka dalë nga burgu, ku miq e familjarë e prisnin jashtë me duartrokitje dhe brohorima.

“Nuk thyhem para sfidave çfarëdo qofshin ato dhe sot në orën 00:00 me familjen time ,miqtë dhe të afërmit ditlindjen time e ndaj me ju sepse ju më ishit pranë gjithmonë në kohë të mira dhe të vështira.Dhurata mē e mirë qe morra për ditēlindje ishte LIRIA !! I JUAJI ARKIMED LUSHAJ (STRESI) ”, shkruan reperi bashkëngjitur me videon.

Ndërkohë kujtojmë se arrestimi i tij erdhi pas një hetimi disa mujor me metoda speciale ndaj një grupi kriminal që operonte në kryeqytet, pjesë e të cilës dyshohet se ishte edhe Stresi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dhomën ku ai po qëndronte, Policia gjeti një armë zjarri, pistoletë “Pjetro Beretta”, me 12 fishekë, që dyshohet të jetë pa lejen e autoriteteve, si dhe një sasi të vogël lënde narkotike të llojit kokainë.

https://www.instagram.com/p/BytMuqDHtS5/