Bëri si e sëmurë për të darkuar me Vladimir Putin, Ornella Muti dënohet me burg

Aktorja e famshme italiane, Ornella Muti, është dënuar nga Gjykata Supreme me gjashtë muaj burgim dhe një gjobë prej 500 euro. Ajo akuzohet për tentativë mashtrimi të rremë.

Ornella ka anuluar një shfaqje në Teatro Verdi në Pordenone, në dhjetor të vitit 2010, duke thënë se ajo ishte e sëmurë, për të marrë pjesë në një darkë të shtruar nga Vladimir Putin.

Ornella-Muti-2

Për shfaqjen, të cilën Mutti e anuloi, ishte paguar 24 mijë euro. Aktorja ka  paraqitur një certifikatë mjekësore sipas të cilës ajo vuante nga laring-trakeiti akut me ethe, kollë me parashkrimin e pesë ditëve pushim dhe ndalimin e përdorimit të zërit.

Megjithatë, fotografitë në galanë e bamirësisë e treguan atë në tryezë me Putin dhe yllin e Hollivudit, Kevin Costner.

Ndërkohë më padinë e tij, Prokurori i Përgjithshëm i Kasacionit, Pietro Molino kishte kërkuar nga gjykatësit më të lartë të Seksionit të Dytë të Gjykatës Supreme të shpallte ankesën e mbrojtjes së Muti “të papranueshme”, siç ndodhi më vonë.

Pezullimi i kushtëzuar i dënimit është subjekt i pagesës së përkohshme prej 30 mijë euro për Teatro Verdi, “viktimë” e sjelljes së aktores.