Shifra marramëndëse për një postim të Fahrije Evcen
Fahriye Evcen gëzon një popullaritet të gjërë jo vetëm në Turqi, por kudo ku serialet e saj janë shfaqur. Gjithmonë janë diskutuar në media shifrat e larta të pagesave të saj, qofshin këto për interpretimet si aktore apo si imazhe në reklama. Tashmë, gazetarët kanë zbuluar një tjetër burim të ardhurash për aktorën: instagrami. Në fakt, nuk është për t’u çuditur duke qenë se gjithnjë e më shumë personat me numër të lartë ndjekësish paguhen nga kompanitë për pastime, shkruan Lapsi.al. Kështu, Fahriye kap vlerën e 2.5 milion lira turke për një postim. Këtë shumë e ka paguar një kompani kozmetike arabe.