Paparazzi kap Onat në Tiranë, a është kjo vajza që i dedikoi vargun “Je ma p*dh se Samanta”?
Onat është një nga reperët më të rinj të ‘Babastars”, i cili së fundi është shfaqur në klipin e ri “Vamos”, së bashku me Ghetto Geasy dhe Majk. Edhe në këtë projekt muzikor, vargjet e tij i shkroi vetë si tek bashkëpunimi me Majk me titull “Thirri Dajt”.
Në atë klip bëri përshtypje për vargun banal “Shokt i kom real t’mijt, s’jan account-a. Ti s’e din se je ma p*dh se Samanta”, duke iu referuar Samanta Karavellës. Onat sqaroi më vonë se kjo ishte një lëvdatë për këngëtaren dhe një kunj për reperët e tjerë. Në një intervistë për Prive, këngëtari tregoi se përse e kishte përfshirë Samanta Karavellën në këngën e tij.
“S’kam dashur të keqkuptohem, biles kur e kam bërë këngën pata folur me Samantën, dhe i kam thënë kështu kështu kam bërë një këngë dhe të kam përmendur. Është një lëvdatë për ty dhe të paktën një lloj diss- i për ndonjë reper. E kam cekur në atë mënyrë që ti je më femër se Samanta’,” sqaroi reperi.
Ndërkohë pas zhurmës së këtij vargu, paparazzi i revistës “Story” e ka fotografuar në Tiranë në shoqërinë e një vajze të panjohur. Nuk dihet nëse janë thjesht miq apo kjo është vajza që i dedikon vargun me pullë të kuqe duke e krahasuar me Samantën. Gjithsesi nga fotot shihet se po ia kalojnë shumë bukur bashkë, ndërsa vajza i ka vendosur krahun tek supi, gjest që tregon afrimitet./Story.al