Selena Gomez zbulon se çfarë i pëshpëriti në vesh aktori 68-vjeçar në Kanë

Këngëtarja dhe aktorja e famshme, Selena Gomez, ka zbuluar më në fund se çarë i pëshpëriti në vesh, Bill Murray, në tapetin e kuq të Kanës. Video e tyre u bë menjëherë virale dhe të gjithë ishin kuriozë të dinin se çfarë biseduan 26-vjeçarja dhe 68-vjeçari. Selena ishte e ftuar në “Tonight Show”, ku gjatë intervistës moderatori Jimmy Fallon e pyeti edhe në lidhje me bisedën që bëri me kolegun e filmit, “The Dead Do not Die”.

Selena-Gomez-2

“Nuk ishte as…, së pari, kjo pamje duket e çuditshme. Ai thjesht po thoshte gjëra të kota. Ai u përkul dhe tha: “Dukesh e mrekullueshme sonte. Dhe pastaj më pa përsëri dhe tha: “Nga jeni?”

Selena-Gomez-3

Dhe unë vetëm qëndroja atje, ishte mirë, kjo është ajo që ai bëri gjithë kohës. Në konferencat për shtyp përpiqej të më godiste me gjëra. Ai është një fëmijë i madh”, u shpreh 26-vjeçarja.

Kujtojmë se në premierën e filmit, Selena u shfaq mahnitëse në tapetin e kuq. Ndërkohë në fotot e shkrepura nga fotografët e pranishëm në eventin e madh, Bill Murray shfaqet shumë pranë Gomez.

Selena-Gomez-4

Madje në një postim në profilin e saj në “Instagram”, Selena postoi foto me 68-vjeçarin, duke thënë se do të martohet me aktorin. “Jam e nderuar që isha pjesë e këtij filmi me Jim-in dhe gjithë kastin. Gjithashtu, unë dhe Bill Murray do të martohemi”, shkruante 26-vjeçarja krahas fotove./Panorama Plus