Asnjëherë nuk e ka zbuluar portetin e tij, Arbana Osmani na njeh më mirë me Jonin

Moderatorja e njohur Arbana Osmani është nga ato mama të showbiz-t shqiptar që ka preferuar që Jonin, djalin e saj të mos e ekzpozojë në publik. Ky është një vendim i drejtë për disa, ndërsa ka edhe nga ata personazhe të famshëm që i publikojnë fëmijët sapo lindin. Këto janë zgjedhje personale, që u takojnë vetëm prindërve.

Arbana-2

Gjithsesi, Arbana më rritjen e Jonit ka filluar të zbulojë më shumë rreth tij. Moderatorja ka publikuar një foto në Instastory me Jonin dhe portreti i tij, duket pothuajse i plotë. Joni është një djalë simpatik dhe qenka rritur shumë! Ai duket të jetë miku më i mirë i mami Arbanës!

Arbana-3

“Zemra ime dhe torta jonë”,-shkruan Arbana në këtë foto kaq të ëmbël.