Kimia i tradhtoi, “People” jep detaje për marrëdhënien e ngushtë të Bradley Cooper me Lady Gaga-n
Siç është bërë e ditur nga mediat e huaja, Bradley Cooper dhe Irina Shayk i kanë dhënë fund përfundimisht lidhjes së tyre pas 4 vitesh. Teksa Irina po shijon momentin e saj si një nënë beqare me foto në ‘Instagram’, Bradley nga ana tjetër po shijon marrëdhënien e tij me Lady Gaga-n.
Sipas raportimeve të ‘People’, ishte pikërisht filmi ‘Shalloë’ ai që ndikoi në lidhjen e Bradley dhe Irina-s dhe mesa duket, Lady Gaga dhe aktori kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë dhe në jetën reale, shkruan Who. ‘People’ shkruan se të gjithë fansat kishin të drejtë për kiminë e dy protagonistëve dhe ndoshta kjo ‘gjë’ mund të kthehet në një romancë. Nëse kjo ndodh, me siguri dyshja do e mbajë atë sa më larg mediave dhe rrjeteve sociale.