EKSKLUZIVE/ Juristja seksi, Redona Koçi është e zënë: Ai që më ka rrëmbyer zemër është më i miri në…

Misterioze dhe me forma perfekte. E kanë pagëzuar si “juristja seksi”, por Redona Koçit i pëlqen të vendosë peshoren mes bukurisë dhe zgjuarsisë së saj, pasi ndihet e realizuar. Ajo thotë se është më fat që ka lindur e bukur, dhe nuk do ndalet, duke ndjekur pasionin e saj për fotografinë bashkë me ambicien për t’i hyrë një ditë televizionit.

Redona-5

Fotomodelja, që çudit ndjekësit me pozat prej kukulle dhe jetën e bukur që bën, zbulon për herë të parë për revistën “Story” statusin e saj shpirtëror. Pyetjes nëse nëse ia ka rrëmbyer dikush zemrën, dhe cilat janë kriteret e saj për më të mirin për shijet e saj, ajo i përgjigjet: “Po ma ka rrëmbyer dikush, prandaj është më i miri për mua dhe shijet e mia!” (qesh)

Redona-2

Në lidhje me faktin që është juriste në botën e modës, ajo përgjigjet: “Njerëzit më tepër më njohin si modele sesa juriste, sepse modelingun kam ushtruar, ky është pasioni im, ndërsa juridiku është një shkollë e përfunduar, por jo e ushtruar. Ajo që unë dashuroj më së shumti është që të pozoj para aparatit fotografik, prandaj edhe nuk e kam menduar botën e televizionit. Në një të ardhme nuk i dihet!”, thotë ajo.

Redona-3

Po cila është shifra më e madhe që i kanë propozuar si imazh Instagrami?” Shifrat janë të mëdha dhe të ndryshme, por futen te të parëndësishmet, për mua, kur në punë mungon korrektësia, disiplina dhe serioziteti, kultura e cila mungon në vendin tonë, fatkeqësisht!”, thotë ajo. Redona Koçi, vitesh e fundit ka tërhequr vëmendjen me pozat e saj hot në rrjetet sociale. /Story.al

Redona-4

Redona-6