Ermal Mamaqi largohet nga “Tv Klan” pas Marina Vjollcës, si dështuan të vetëm moderatorët e show-ve

Mesa duket një tjetër lëvizje e bujshme do të ndodhë së shpejti! Këtë herë flitet se Ermal Mamaqi do të largohet nga “Tv Klan” për në “Top Channel”, aty ku ai nisi. Burime pranë produksionit të moderatorit dhe aktorit kanë treguar se kontrata mes “Tv Klan” dhe Ermal Mamaqit përfundon këtë verë dhe ajo nuk do të rinovohet më.

Si pasojë, “Xing me Ermalin” nuk do të vazhdojë më punimet në këtë institucion mediatik në shtator, kur nis edhe sezoni i ri. Këtë verë mbushen plot 3 vite që kur Ermal Mamaqi la shown e tij në T Digitalb për të vazhduar me një etapë tjetër në “Tv Klan” me “Xing me Ermalin”, shkruan TPZ.al.

Por, diçka e tillë ende nuk është pranuar nga Ermal Mamaqi, duke na kujtuar rastin e Marina Vjollcës, e cila u largua me bujë të madhe nga “Top Channel”, pasi u lançua si blerje e madhe e “Tv Klan”. Madje sapo ajo futi këmbët në “Klan” si prezantuese e spektaklit të vëllezërve Pandi e Bledi Laço, ai që i tregoi prapaskenat e televizionit në emisionin e tij ishte pikërisht Ermali.

Por buja rezukltoi një flluskë sapuni, pasi me mbylljen e një sezoni të vetëm të spektaklit VIP, më pas u tha se Marina ishte në bisedime për një projekt të madh talentesh, por që nuk u bë kurrë. Marina la programin “Procesi sportiv” si bashkëprezantuese e Edi Manushit duke fituar pavarësinë si moderator e vetme e një skene të madhe, ndërsa Mamaqi la programin “7 ditë pa Ermalin”. Mesa duket marrja përsipër e projekteve të lançuara si të bujshme i bëri të dështojnë në sipërmarrjet si moderatorë të vetëm të show-ve përkatëse.