“Pse nuk je martuar ende?”, kantautori i njohur: Jam akoma i ri…përtoj!

Kryefjala e teksteve të tij ka qenë gjithmonë dashuria, por mesa duket Kujtim Prodani ende nuk e ka gjetur atë. Kantautori i njohur ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, ku ka folur për jetën private.

Madje moderatorët e kanë pyetur Prodanin se pse nuk është martuar, dhe ai është përgjigjur se akoma është shpejt.

Kujtim-Prodani-2

“Nuk i ka ardhur momenti, është shpejt akoma. Po sikur të të them që përtoj, është përgjegjësi e madhe  Unë jam rritur në një familje plot dashuri dhe kam jetuar për 26 vite në një parajsë dashurie. Këtë lloj dashurie kanë patur prindërit e mi. Jam po unë që them, Kujtim nuk është momenti, ti nuk je gati”, tha ai.

“Ndoshta jam shumë i ri akoma, ndoshta përkushtimi ndaj muzikës është aq i madh, i bukur saqë nuk i ka ardhur moment”, ka thënë kantautori.