Ermira Çausholli rrëfehet për herë të parë pas lindjes së katërt, përlotet nga surpriza e bukur e familjes

Në 4 maj moderatorja e njohur shqiptare, Ermira Çausholli u bë nënë për herë të katërt. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Arditi, u bekuan me një tjetër vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Solara. Sot për herë të parë pas lindjes, Ermira u shfaq në një ekran televiziv për të rrëfyer muajin e parë si nënë dhe si ndjehet tani si mama e 4 vajzave.

Er-2

Ermira tregoi se shtatzënia e katërt nuk ishte e planifikuar, megjithatë familja e saj e priti shumë mirë. Ajo ka shtuar se tre vajzat e saj të tjera e kanë ndihmuar shumë jo vetëm gjatë shtatzënisë, por edhe tashmë që e vogla Solara ka ardhur në jetë. Ermira tha se në familje është shtuar lumturia, por e vetmja gjë që ka ndryshuar në jetën e saj është pagjumësia. “Kam 37 ditë pa gjumë, fle vetëm dy orë gjumë. Rrofshin grimierët që na rregullojnë”, tha Çausholli me shaka. Ajo zbuloi se vajzën e vogël e ushqen me qumësht gjiri, ndaj për momentin e ka shumë problem të ndahet prej saj.

Er-3

Gjatë rrëfimit moderatorja u prek nga një surprizë e papritur nga bashkëshorti dhe vajzat. Partneri i saj Arditi dhe tre vajzat më të mëdha i dhanë nga një mesazh për t’i treguar se sa e duan.

Er-4

Nuk mungoi edhe mesazhi nga Solara, e cila u shfaq për herë të parë me portretin e plotë.

Er-5

Në fund të emisionit Ermira zbuloi se sapo vajza e vogël të rritet do të rikthehet në ekran me një emision për gratë, i cili do të quhet “The future is woman” (E ardhmja është grua). Kujtojmë se më parë Çausholli ka drejtuar emisionin “Histori dashurie”, një cikël shumë i dashur për publikun dhe një program për fëmijë, “Tangram”. /revistawho.com