Johnny Depp: Nuk më tremb vdekja sepse…
Janë të pakta situatat kur aktori Johnny Depp duket i qetë. Një prej këtyre momenteve e ka jetuar gjatë xhirimeve të filmit të ri “Mirupafshim profesor”, i cili do të prezantohet në 20 qershor në Festivalin e Zyrihut. I pyetur nëse ka përjetuar ankth duke menduar për vdekjen gjatë xhirimeve tha se, “Përkundrazi, më bëri që ta vlerësoj më shumë jetën. Protagonisti, Richard, bën të pamundurën që çdo moment të ketë rëndësi dhe nuk e humbet kohën nga gjërat e rëndësishme.
Reflektova rreth vdekjes dhe kuptova se në jetë çdokush duhet ta provojë së paku një herë prindërimin. Për mua të qenit baba, është eksperienca më e thellë dhe me më shumë kuptim nga të gjitha. Kjo pasi vazhdon të jetoj pas teje një dashuri pa kushte dhe kjo bën që të mos më trembë asgjë”. I pyetur nëse i vjen keq që nuk do jetë në filmin e radhës të Piratëve të Karaibeve si Jack Sparrow, kujton se producentët mendonin se do ishte shkatërrimi i filmit, por në fakt fluturoi. “Interpretimi i piratit në repartet pediatrie, është gjëja që më ka bërë më të lumtur në botë”, thotë Depp