Elvana Gjata uron nënën për ditëlindje me një video ndryshe

Është një ditë e veçantë për Elvana Gjatën dhe familjen e saj. Mamaja e këngëtares feston ditëlindjen dhe sigurisht, nuk mund të mungonte një urim publik në rrjetet e saj sociale.

Elvana-2

Elvana ka publikuar një foto në ‘Instastory’ të mamasë e saj, ku kjo e fundit shfaqet e ulur në një vend me gjelbërim dhe me një lule të vogël në dorë.

Elvana-3

‘Gëzuar ditëlindjen jeta ime’, shkruan këngëtarja. Pas kësaj, ajo ka publikuar një video ku shfaqen shumë pranë njëra-tjetrës dhe duke shkëmbyer puthje dhe përqafime, shkruan Who. Elvana shpeshherë ndodhet jashtë Shqipërisë, e zënë me koncerte, por mesa duket ajo ka vendosur që disa ditë t’i kalojë së bashku me prindërit e saj, në të njëjtën kohë, të festojë dhe ditëlindjen e mamasë si një familje.