Në mal me taka, Luana Vjollca zbulon vuajtjet për klipin e ri

Ditën e djeshme Luana Vjollca publikoi “Moj bjondinë me sytë e zi”, një ripunim i këngës së vjetër shumë të njohur nga shqiptarët. Këtë këngë Vjollca e solli në bashkëpunim me grupin legjendar “TNT”, i cili e ka kënduar “Moj bjondinë me sytë e zi” shumë vite më parë. Kënga rezultoi mjaft e suksesshme dhe përveç kombinimit të mirë të zërave, u komentua gjatë edhe pamja e Luanës. Ndryshe nga herët e tjera, në videoklipin e kësaj kënge, Luana i kishte qëndruar besnike të njëjtit ‘look’, me një fustan të bardhë dhe flokët gjysmë të kapur.

Luana-2

Sot ajo ka publikuar edhe disa video nga prapaskenat e klipit, i cili duket se është xhiruar në një vend malor. Nga videot e shkëputura Luana ka treguar se prapaskenat pas videoklipeve janë sa qesharake, po aq edhe stresuese. Në njërën prej tyre ajo shfaqet me nerva gjatë kohës që të tjerët i rregullojnë flokët, ndërsa ajo mban në duar dy celular.

Luana-3

Më pas Luana ka publikuar edhe një video tjetër, në të cilën dëgjohet duke qeshur me të madhe teksa stilistja e saj Blerina Rugova mundohet t’i heqë këpucët me taka, sepse do duhej të xhironin në mal. “Kur kupton se duhet të heqësh takat se xhirimet ishin në mal”, ka shkruar Vjollca duke qeshur bashkangjitur videos. Kujtojmë se një muaj më parë Luana publikoi këngën “Sonte” në bashkëpunim me këngëtarin Dani dhe deri më tani ky duet numëron 6 milionë shikime në ‘Youtube’, shkruan Ëho.