Ju prezantojmë me femrën më seksi në botë!
Ajo ka qenë Miss i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Miss “Universe” në vitin 2012, ndërsa tani është edhe femra më seksi e revistës “Maxim”. Bëhet fjalë për 27-vjeçaren, Olivia Culpo, e cila rrëmbeu titullin si femra më “hot” për vitin 2019, mes 100 vajzave të renditura në këtë listë. Ende nuk janë bërë të ditur emrat e vajzave të tjera bukuroshe dhe seksi, por revista e famshme pritet që t’i publikojë në ditët në vazhdim. Ndërkohë 27-vjeçarja ka realizuar një set fotografik bardh e zi, për numrin më të ri të kësaj reviste, ku sigurisht zë edhe kopertinën./Panorama Plus