Habit Niko Komani: “Në fund të vitit martohem!”
Në fund të vitit kemi dasëm!
Nga asnjë lajm për një lidhje apo histori dashurie, me stilistin e njohur Niko Komani do kalojmë direkt te lajmi final i martesës.
I pranishëm në eventin e “Geraldina Sposa”, stilisti personal i shumë prej vajzave të njohura ekranit, ishte një ndër të ftuarit që nuk i shpëtoi gjithashtu pyetjeve ngacmuese të Superkunjit të emisionit “Thumb”.
“Kohët e fundit kanë filluar të shtohet shumë numri i divorcëve në Shqipëri. Nuk mendon se është më mirë të bashkëjetosh se sa të martohësh, të lajmërosh edhe të gjithë fisin…”- e pyet Superkunji, i cili nuk e përfundon deri në fund fjalinë, sepse ndërpritet nga Niko për të dhënë lajmin e papritur.
“Këto po ia thua një njëriu që mbase në fund të vitit martohet.”-thotë Niko dhe më pas largohet për t’i shpëtuar pyetjeve të tjera detajuese.
Pra, u kuptuam qartë? Në fund të vitit kemi dasëm.
Kur dëgjuam lajmin për herë të parë, edhe ne patëm fiks reagimin e Supekunjit, të cilin për ta parë duhet të ndiqni videon më poshtë:
/Blitz.al/