Ylli i muzikës humb djalin në një aksident tragjik, Smith bën gjestin sublim

Ylli i muzikës country, Granger Smith ka folur për humbjen e djalit të tij 3-vjeçar në një aksident tragjik. Këngëtari e ndau lajmin e hidhur në rrjetet sociale, ku u shpreh se djali i tij i vogël River Kelly Smith do të ishte përgjithmonë në zemrat e tyre.

Granger-Smith-2

Smith, i cili jeton në Austin të Teksasit, tha se River nuk kishte mundur t’i mbijetonte aksidentit tragjik dhe ndërroi jetë pavarësisht  përpjekjeve të mjekëve.

Smith dhe bashkëshortja e tij Amber vendosën që organet e të birit t’i dhuronin, në mënyrë që fëmijë të tjerë të kishin një shans të dytë në jetë.

Granger-Smith-3

“Më duhet të jap një lajm të paimagjinueshëm. Kemi humbi djalin tonë të vogël, River Kelly Smith, si pasojë e një aksidenti tragjik dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mund të mbijetonte. Familja jonë është e hidhëruar, por gjejmë ngushëllim duke e ditur se ai është në krahët e Zotit”, shkruajti 39-vjeçari.

Amber dhe Granger janë prindër të dy fëmijëve të tjerë, Lincoln 5 vjeç dhe London 7-vjeçe.