Fjoralba Ponari kapet mat me të dashurin, kush është personi që i ka rrëmbyer zemrën
Megjithëse është treguar gjithmonë e kujdesshme për jetën private, Fjoralba Ponari ka pranuar se4 ëhstë në një lidhje dashurie prej disa vitesh. E rezervuar edhe për ta zbuluar profilin e partnerit të saj, moderatorja e njohur e Top Channel, ngacmon miqtë virtualë me disa foto ngacmuese.
Por këtë herë nuk është vetë Fjoralba. Disa foto të saj, në një qendër tregtare në Tiranë, janë postuar sot nga Inlife.
Siç duket, Fjoralba është e fokusuar te telefoni, ndërsa i dashuri është duke ndjekur veprimet e saj. Ndonëse jo shumë i qartë imazhi, partneri i Fjoralbës duket që plotëson gjysmën tjetër të moderatores dhe të dy bashkë krijojnë një çift simpatik.
Të dhëna të tjera për personin që i ka rrëmbyer zemrën Fjorit nuk dimë, por kur të flasë Fjoralba, të gjithë do të jenë sy e veshë nga kureshtja.