Këngëtarja shqiptare thumbon kolegët: Nuk mund të marr kredi për të blerë klikime (VIDEO)
Këngëtarja e njohur, Flaka Krelani, prej disa ditësh ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor me titull “Slay”.
Deri tani, “Slay” ka arritur 25 mijë klikime në kanalin e “Youtube”-it, të cilët këngëtarja i quan ndjekës real.
Flaka ka dhënë së fundi një intervistë për emisionin “Gjesi”, ku foli për këngën e saj të re dhe klikimet. Rreh kësaj, ajo shprehet se nuk ka bërë kurrë kompromise në karrierën e saj dhe se preferon që fansas dhe dëgjuesit t’i ketë gjithmonë real.
“Edhe nëse veç 10 vetave ju pëlqej unë jam e lumtur sepse e di që ata 10 janë real. Unë tani në kredi nuk mundem të hyj për të blerë klikime”, ka thënë këngëtarja, duke lënë të kuptohet se ka kolegë të saj që në ditët e sotme i blejnë klikimet.