“Top Channel” pushon nga puna Kelvi Kadillin
Këtë të mërkurë faqja Indeksonline bëri me dije se Kelvi Kadilli është pushuar nga emisioni “Pop Culture” që drejtonte prej më shumë se dy vitesh njëkohësisht dhe nga televizioni Top Channel.
Përpos mosmarrveshjeve të herëpashershme lidhur me respektimin e kushteve të kontratës burime për Lapsi.al bëjnë me dije se ritransmetimi për të dytën herë i intervistës së Jonida Maliqit në Pop Culture, ishte arsyeja që në shtator dhe pak javë më parë ka sjellë në vendimin e pakthyeshëm të drejtuesve të institucionit mediatik, për të pushuar nga puna Kelvi Kadillin.Nuk bëhet e ditur akoma nëse Kelvi do ta përfundojë sezonin e Pop Culture apo tashmë, programin do ta shohim të drejtuar vetëm nga dy vajzat.
Kelvi Kadilli u pa në ekranin e Top Channel fillimisht në emisionin Pop Culture të cilin e drejtonte bashkë me moderatoren Dojna Mema. Pas një viti ata u kthyen sërish në po të njëjtin format por kësaj rradhe me një ndryshim, krah tyre do të ishin dhe dy prezantues të tjerë, Andi Vrapi dhe Xheni Muça. Pas disa puntatash Andi, ish-prezantues i Thumb, Andi Vrapi nuk do të shihej më në moderim të këtij emisioni për arsye ende të paqarta./Lapsi.al