E akuzojnë për lidhje me ish-kunatin, Khloe Kardashian u mbyll gojën të gjithëve!
Marrëdhënia e Scott Disick me familjen Kardashian ka ngjallur gjithmonë shumë diskutime. 36-vjeçari është parë në momente të ndryshme pranë pjesëtarëve të familjes së famshme, duke ngritur dyshime mbi këtë marrëdhënie.
Urimi i Khloe Kardashian për ditëlindjen e tij i habiti të gjithë dhe bëri që shumë fansa të aludonin se midis saj dhe Scott ka pasur diçka më shumë se miqësi. Pas këtyre lajmeve, Khloe është shprehur se i vjen keq për ata njerëz që nuk arrijnë t’i kuptojnë disa marrëdhënie dhe se ajo dhe Disick janë një familje, shkruan Who.
Kujtojmë se Scott është babai i 3 fëmijëve me Kourtney Kardashian, por raporti i tyre i dashurisë ka përfunduar shumë vite më parë.