E deshi në fshehtësi për 5 vite, Hueyda el Saied prezanton një herë e mirë dashurinë e jetës
Hueyda el Saied prej vitesh është larguar nga Shqipëria dhe tashmë jeton në Luksenburg, ku dhe vazhdon karrierën e saj.
Që pas ndarjes nga bashkëshorti, ajo është treguar mjaft e rezervuar për jetën e saj, megjithatë që pasi bëri publike lidhjen e saj të re me Tier, Hueyda ka publikuar shpeshherë foto apo video nga momentet që kalojnë së bashku. Së fundmi, nëpërmjet një videoje në ‘Instastory’, ajo i ka shprehur publikisht dashurinë partnerit të saj.
“Ja ku është dashuria e jetës sime!”, dëgjohet të thotë Hueyda dhe më pas e puth. Kujtojmë se Tier dhe Hueyda kanë qenë miq, por vetëm pas ndarjes, ai i ka shprehur asaj dashurinë duke i thënë se kishte qenë i dashuruar me të prej 5 vitesh, shkruan Who.
Tani marrëdhënia e tyre është bërë tepër serioze dhe ato kalojnë shumë kohë bashkë me djalin e Hueydës, Gabrielin, si një familje e vërtetë.