Rregullat e arta, ç’duhet të dini para se të bëni solar
Vera është stina e fustaneve të hollë e të shkurtër e që gjithnjë duken bukur në kontrast me lëkurën e nxirë. Që të jeni një hap përpara, shumë nga ju vizitoni qendrat e solareve ose mendoni që këtë vit t’i vizitoni për herë të parë. Më poshtë janë gjërat që duhet t’i dini para se të shtriheni në shtratin e solariumit.
Pastrojeni lëkurën mirë para sesionit të nxirjes në solarium që të largoni qelizat e vdekura të lëkurës. Në ditën që do të shkoni në solarium mos vendosni deodorant e as grim. Po ashtu mos harroni të vendosni syzet mbrojtëse dhe sesioni i parë i nxirjes në solarium nuk duhet të zgjasë më shumë se 5 – 8 minuta.
Sesionet e tjera të nxirjes mund të zgjasin optimalisht 8–12 minuta. Në mes sesioneve duhet pushuar 24 ose 48 orë. Nëse doni një nxirje të lehtë e të shëndetshme 2 ose 3 sesione janë më se të mjaftueshme. Por nëse doni të arrini një ngjyrë më të thellë duhet të vizitoni solariumin një herë në javë.
Cilat janë efektet e nxirjes me solar?
Si me magji nxirja e lëkurës ju bën të dukeni më të tonifikuara. Për më tepër drita e solariumit stimulon trurin të prodhojë endorfinë, hormon ky që rregullon disponimin. Gjatë nxirjes trupi gjeneron vitaminën D e cila është shumë e nevojshme për trupin. Solariumi po ashtu stimulon prodhimin e oksidit të nitrogjenit, substancë e cila ul shtypjen e gjakut dhe përmison qarkullimin e tij./Prive