Ndarja nga jeta e Met Likës, dy miqtë parodistë shkrehen në lot
Ndarja nga jeta e parodistit të Vlorës Muhamet Lika ka thyer zemrat e të gjithë miqve të tij dhe të të afërmve. Lika do të përcillet për në banesën e fundit, ndërsa paraditen e sotme po zhvillohen homazhe në Pallatin e Kulturës në Vlorë, ku miqtë e Likës shihen të tronditur nga ndarja e parakohshme e parodistit. Ndryshe nga sa jemi mësuar t’i shohim të buzëqeshur, të dërrrmuar nga dhembja janë shfaqur sot dhe tre parodistët e tjerë të Vlorës.
Katër parodistët Afrim Agalliu, Agron Hamo, Mane Lumani dhe Muhamet Lika u shfaqën së bashku për herë të fundit vetëm disa ditë më parë në skenën e teatrit ‘Petro Marko”. Lika duartrokiti parodistët e rinj të estradës së re në Vlorë dhe më pas u nis për kontrollin në Itali por nuk ia doli dot, pasi zemra e tij nuk punoi më, duke ndalur së rrahuri në moshën 64-vjeçare.
Lika mban shumë tituj dhe çmime për artin që ka transmetuar tek njerëzit, ndërsa së fundmi është vlerësuar nga Presidenti i Republikes me titullin “Mjeshtër i madh”. Ai la pas dy fëmijë dhe gruan e tij./Faxweb.al