Pas 14 vitesh në koma, princi saudit lëviz kokën për herë të parë

Pas 14 vitesh në koma, princi saudit Waleed bin Khaled, ka lëvizur kokën për herë të parë. Ka qenë princesha Rima bint Talal, vajza e miliarderit saudit, Princi Alwaleed bin Talal, ajo që ka postuar një video të kushëririt të saj duke lëvizur kokën për herë të parë në 14 vjet, që nga momenti që ra në koma pas një aksidenti me makinë. Princi Alwaleed vizitoi nipin e tij në spital, fillimisht pasi u lirua nga hoteli Ritz-Carlton, duke pastruar emrin e tij në akuzat për korrupsion në vitin 2018, citohet nga Lapsi.al. I njohur si “princi i fjetur” në Arabinë Saudite, princi Waleed është djali i princit Khaled bin Talal.