5 hapat për të ndaluar grimin të shkrijë gjatë verës
Vera është shumë afër, megjithëse moti i ditëve të fundit nuk e ka favorizuar nisjen e sezonit turistik. Por masat paraprake për ditët e nxehta duhet të fillojnë të merren që tani. Një nga problemet që has shumica e femrave gjatë kësaj periudhe është grimi që shkrin. Zakonisht ky shqetësim shkaktohet nga përdorimi i gabuar i produkteve të make-up.
Më poshtë do ju listojmë 5 gjëra që duhet t’i keni kujdes para se të aplikoni grimin:
1. Apliko ‘primer’ para se të përdorësh pudrën dhe zgjidh atë që i përshtatet lëkurës tënde.
2. Përhape pudrën në mënyrën e duhur me një furçë grimi që do ta bëjë të duket natyrale.
3. Përdorni produkte rezistente ndaj ujit sidomos në pjesën e syve.
4. Tek buzët përdorni laps dhe jo buzëkuq.
5. Mos harroni sprajin që ndikon në kohëzgjatjen e grimit në fytyrë. /revistawho.com