Sara dhe Ledioni prindër për herë të dytë
Shumë shpejt Londoni i vogël do të bëhet me një motër ose vëlla. Në familjen e Sara Hoxhës dhe Ledion Liços do të shtohet një pjesëtar i ri. Bukuroshja është në pritje të ëmbël dhe këtë na e tregoi vetë duke postuar një foto me barkun e rrumbullakosur.
Krahas postimit Sara ka shkruar: “Një tjetër kryeqytet europian po vjen!” duke na lënë të kuptojmë se mami dhe babi kanë menduar që tani për emrin e bebit që do të vijë në jetë. Mesa duket zgjedhja e çiftit do të jetë njëjtë si me Londonin, një emër kryeqyteti europian. Shumë urime! /News31