Madona shqiptare rrëfen jetën me bashkëshortin 8 vite më të ri: E kap nga mjekra sa herë e ngacmojnë vajzat e reja
Ju kujtohet Madona Shqiptare? Prej vitesh i ka munguar skenës, por një ditë më parë këngëtarja ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në Pesë”, ku foli për rikthimin e saj në skenë si dhe për jetën personale.
Madona, emri i së cilës është Elda Shabani, rrëfeu se gjithë këto vite mungesë në skenën shqiptare, i kanë bërë mirë, jo vetëm për t’ju përkushtuar dy fëmijëve, por edhe për t’u “pjekur” vetë.
Ajo jeton në Zvicër dhe punon si psikologe. Gjithashtu Elda është e martuar tashmë me bashkëshortin 8 vite më të ri, për të cilin tha se e sheh si fëmijën e tretë nga ngacmimet që ai merr nga vajzat e reja.
“Bashkëshorti im është pak king dhe filluan disa femra ta ngacmonin në syrin tim, t’i flisnin, njëra ja bënte me sy dhe ky për momentin u hutua”, tha Elda, teksa po tregonte një nga skenat kur ishte bërë me të vërtetë xheloze.
“Unë e di që ai është shumë i sinqertë, por ajo xhelozia më hëngri këtu nga brenda…Ai është mjekrosh dhe ia kapa mjekrën: bukurosh eja këtu, i thashë”, përfundoi ajo.