Ronela Hajati zbulon emrin e të dashurit të parë
Mbrëmjen e djeshme Ronela Hajati ishte e ftuar speciale në emisionin “Nd’rrimi i Natës” në televizionin “Klan Kosova”. Në një rrëfim të gjatë këngëtarja tregoi detaje të shumta nga karriera dhe jeta e saj private.
Ronela tha se i është dashur shumë kohë të krijojë një impakt pozitiv tek publiku, sepse për shkak të karakterit të saj në fillim të gjithë e mendonin si mendjemadhe dhe person negativ. Ajo ka treguar se shumë shpejt do të publikojë tre këngë të reja, të cilat janë të natyrave shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Më tej përgjatë intervistës Ronela rrëfeu një nga momentet më të veçanta në jetë, puthjen e parë.
Ajo ka treguar se puthjen e parë e ka dhënë në kohën e maturës dhe ka thënë publikisht emrin e djalit. “Puthjen e parë e kam dhënë afër maturës. Ishte nga ato lidhjet që shikohesh nga larg, ndërsa emrin e kishte Bledi. Tani nuk e di se ku jeton më”, ka rrëfyer Ronela, shkruan Ëho. Ndërsa përsa i përket statusit të saj aktual ajo ka treguar se është ‘single’ dhe se nuk beson se njeriu dashuron vetëm 1 herë në jetë. Kujtojmë se së fundmi Ronela ka publikuar këngën “Pa dashni”, që numëron gati 2 milionë klikime në ‘Youtube’.