Linda Halimi në sallën e lindjes pak para se të sillte në jetë vajzën (Video)

Linda Halimi u bë nënë e një vajze që e pagëzoi me emrin Kaimana disa javë më parë. Askush nuk e zbuloi shtatzëninë e saj deri në momentin që e vogla erdhi në jetë. Sigurisht me detajet e pritjes së ëmbël, të gjithë fansat dhe ndjekësit e saj u njohën pasi lindja kishte ndodhur. Por videon më të veçantë Linda e kishte ruajtur për sot.

Ajo ka publikuar një xhirim të shkurtër nga momentet para se Kaimana të vinte në jetë. E shtrirë në krevatin e lindjes, teksa qëndron në pritje të momentit të madh, këngëtraja shfaqet duke interpretuar këngën e Ariana Grande ‘God is Woman’.

“Momenti i lindjes, dita kur e gjithë jeta ime ndryshoi përgjithmonë. Momentet para se Kaimana të bekonte jetën tonë me praninë e saj. Kjo është dita që përjetova frikën, ankthin, lumturinë, dashurinë më të madhe që ka njohur njerëzimi. Isha padyshim në gjendje të tmerrshme në çdo aspekt, qoftë fizik apo emocional. U përpoqa që ta bëja momentin e fundit të shtatzënisë argëtues dhe kjo këngë e Arianës më dha një ndjesi krenarie dhe dinjteti që se kisha ndjerë më parë. Zoti është padyshim një femër. 1 mars 2019”,-shkruan Linda duke shpjeguar gjithçka shikoni në video.

Kjo është padyshim video më speciale që mund të keni parë nga mometet para ardhjes në jetë të një fëmije. Linda ka ditur si ta përballojë çdo gjë me energji pozitive. /revistawho.com

https://www.instagram.com/p/Bx99f5AhMWZ/

https://www.instagram.com/p/Bx8bxNkBpy3/