Aksesori “Chanel” i Nora Istrefit, ja vlera e tij

Këngëtarja e famshme Nora Istrefi, shpenzon jo pak në garderobën e saj duke qenë në hap me modelet më të reja të markave luksoze të momentit. Dior e Chanel, Louis Vuitton e Gucci, këngëtarja nuk i ka të pakta produktet e këtyre markave, të cilat i paraqet edhe përmes publikimeve në rrjetet sociale, e më rrallë në klipet e saja.

Nora-2

Së fundmi, ajo ka publikuar një seri imazhesh, ku shfaqet me një fustan të zi tejet elegant që përçon linjat e saja të mbajtura të trupit, megjithatë, këtë thjeshtësi, e ka thyer me vendosjen e një qaforeje gjigante, shkruan Prive. Aksesori i markës Chanel, madje nuk është as i lirë. Sipas faqes shqiptare në Instagram, “What They Wearing”, kushton afër 1000 euro, ndërsa Nora në njëfarë forme, e riktheu modën e qaforeve të mëdha, meqë trendet e fundit aludonin më shumë në aksesorë minimalë.