“Deri sa vdekja të na ndajë”, martohen në Maldive Alban Skënderaj dhe Miram Cani

Albani Skënderaj dhe Miriam Cani na kanë surprizuar. Nuk e prisnim të ishte kaq afër dhe kaq papritur dita e kurorëzimit të dashurisë së tyre.

A86C8699-07A3-4765-83D2-111E71F7E1DC

Të dy veshur me të bardha, mes tyre edhe vogëlushja Ameli duken sikur kanë dalë nga ndonjë përrallë në ceremoninë që kanë organizuar në 7 maj në Maldive.

“PO…deri sa vdekja të na ndajë!”, shkruan Albani teksa poston disa foto në Instagram.

9FF40250-3BF0-49E0-B57F-FAD4E6A005E2

“PO! U deshen 12 vite qe te quheshim zyrtarisht burrë e grua por ne zemer kemi qene dhe jemi ende ata dy te rinj endrrimtare qe pertej ceremonive gjithmone e kane ndjere thelle ne shpirt se jane bere per njeri-tjetrin.
U deshen 12 vite te thonim PO perpara Zotit dhe njerezve qe na duan por ne te vertete zemrat kane thene pergjithmone PO nga momenti i puthjes se pare!

526ADA14-D9C1-427D-A9B7-E29CF7E5EFA6
U deshen 12 vite te vishnim kostumin dhe fustanin e nuserise e te shkembenim unazat kur nderkohe kemi jetuar nen lekuren e njeri-tjetrit cdo gezim e hidherim dhe kemi ndare cdo te mire e te keqe qe jeta na ka ofruar.
Fati dhe shpirti donin qe ky moment i shenuar te merrte jete pikerisht aty ku ne vitin 2013 ai propozim i pazakonte na la per pak pa fryme te dyve, por kete here jo ne boten e magjishme nenujore por vetem pak metra me larg, ne siperfaqen e nje ishulli te pa banuar. Nje pike e bardhe ne mes te oqeanit. Zhveshur nga te gjitha dekoret e krijuara nga dora e njeriut dhe veshur nga bukurite perrallore qe ka krijuar dora e Zotit.
Duhet te prisnim 12 vite qe kjo dite te merrte kuptimin e plote te saj me prezencen e engjellit tone, Amelisë.

E3EADD58-1707-4E67-BCD8-7A8F4AA1545C

PO … deri sa vdekja te na ndaje!”, – shkruan Albani përkrahë fotove duke na emocionuar të gjithëve.

Mbrëmjen e 22 majit në emisionin “Soiree”, gazetari Eraldo Rexho e ngacmoi Miriamin duke e pyetur se kur do të martohen.

“Do të vijë edhe ajo së shpejti. Mos u shqetëso!”, – ka tha Miriami, por askush nuk e dinte që dasma do të ishte kaq shpejt. /Gazeta Liberale