Afërdita Dreshaj vendos “extansion”, shikoni si duket me flokët e gjatë!

Prej kohësh Afërdita Dreshaj ka ruajtur një linjë me pamjen e saj, duke qëndruar bjonde dhe me flokë të shkurtër deri në gjatësinë e supeve ose pak më të gjatë.

Aferdita-Dreshaj-2

Por siç duket ka ardhur koha për ndryshim. Ka qenë vetë bukuroshja e ekranit që ka zbuluar gjithçka në ‘InstaStory’ disa orë më parë. Afërdita ka vendosur ‘extansion’ (shtimi i fijeve më të gjata) tek flokët dhe ka ndryshuar shumë.

Aferdita-Dreshaj-1

Një ‘look’ të ngjashëm me këtë të fundit e kemi parë më së shumti në klipet muzikore të saj, shkruan Who. Kujtojmë se modelja dhe këngëtarja e njohur jeton prej kohësh në SHBA me bashkëshortin e saj dhe familjen. Ajo është distancuar nga karriera muzikore prej vitesh, por ka premtuar një rikthim për të gjithë fansat.