Valbona Selimllari feston 46-vjetorin, fëmijët i bëjnë urimin e veçantë

Valbona Selimllari feston ditën e sotme ditëlindjen e saj të 46-të. Ndonëse vitet kanë kaluar ajo vazhdon të mbetet po aq tërheqëse sa në daljen e saj të parë publike ku u shpall Miss-i i parë i vendit tonë. Që prej atij momenti jeta e saj ndryshoi plotësisht, pasi pas kaq vitesh ajo është kthyer në një nga personazhet publikë më të dashur.

Selimllari publikon herë pas here në llogarinë e saj në ‘Instagram’ foto të ndryshme nga përditshmëria, por dhe projekti më i fundit që ajo po drejton në ekranin e “Ora News”.

Valbona-Selimllari-2

Së fundmi ajo ka ndarë me të gjithë ndjekësit urimin më të veçantë që ka marrë për ditëlindje, duke publikuar një foto në të cilën shkruhet: “Gëzuar ditëlindjen mami më e mirë, dashuri!”, shkruan Who. Mesa duket fëmijët e saj janë kujdesur t’i dhurojnë mami Valbonës një nga mesazhet më të bukura në këtë ditë të veçantë për të. Nuk dihet se çfarë tjetër kanë rezervuar vogëlushët për të, por kjo mbetet për t’u zbuluar në orët në vazhdim nga vetë Valbona.