U përfolën për lidhje, ç’po ndodh mes Dojna Memës dhe Vlashent Satën
Dojna Mema është një prej moderatoreve më të natyrshme në ekran. E kemi parë të moderojë emisione të ndryshme televizive dhe radiofonike, ndërsa tani do ta shohim në një tjetër projekt që nuk ka lidhje me moderimin.
Dojna ka zbuluar detaje të vogla në një foto ku ka përmendur edhe këngëtarin Vlashent Sata dhe shkruan: “Së shpejti «Copëzat»!”. Sipas News.31, Dojna do të shfaqet për herë parë si protagoniste në një videoklip muzikor, i cili do të jetë një dedikim dashurie.
Nga sa mund të kuptojmë nga ato që moderatorja ka shkruar në përshkrimin e fotos, me siguri bëhet fjalë për një këngë të këngëtarit Vlashent Sata, që do të titullohet “Copëzat”. Ne mezi presim ta shohim Dojnën në klip, në rolin e aktores, ndryshe nga si e kemi parë deri më tani. Kujtojmë që pak kohë më pare mediat shkruanin për një lidhje dashurie që ka nisur mes Dojnës dhe Vlashentit.