Babai i Alban Skënderaj flet për fëmijërinë e këngëtarit: I rrisnim flokët, e mbanim si vajzë
Mbrëmja e djeshme e emisionit ‘Soiree’ iu dedikua një nga këngëtarëve më të dashur të publikut, Alban Skënderaj. Sigurisht në mesin e të ftuarve, nuk mund të mungonte dhe babai i tij, Qerim Skënderaj, i cili ka zbuluar disa detaje interesante nga fëmijëria e djalit të tij, si dhe disa momente që kanë mbetur në memorien e tij.
“Albani ka një të mirë që ka qenë gjithmonë koherent. Gjithçka e ka bërë në kohë. Edhe shkollën e ka bërë në kohë, patentën e ka marrë në kohë, të dashurën e ka gjetur në kohë. Edhe vajzën e ka bërë në kohë”, është shprehur Qerimi. Më pas vazhdoi të tregojë për momentin e ardhjes në jetë të Albanit.
“Ajo që dua të tregoj është se kur mora lajmin e lindjes së tij, se lajmin ma dha djali i madh që ishte 8 vjeç, më tha: ‘Mami është mirë. Lindi prap djalë. Arbri qau’. Albani ka qenë gjithmonë i privilegjuar sepse ka pasur 2 vëllezër më të mëdhenj”, u shpreh babai i këngëtarit. Në fund, ai zbuloi se fillimisht të gjithë po prisnin të bëheshin me vajzë, por në fakt erdhi në jetë sërish një djalë, kështu që për pak kohë ato i rrisnin flokët dhe e mbanin Albanin si vajzë./revistawho.com