Eno Popi pozon me të bijën dhe të gjithë ndjekësit çmenden

Moderatori i njohur shqiptar, Eno Popi dhe bashkëshortja e tij Atena, u bënë prindër për herë të parë, si sot një vit më parë. Vogëlushja e tyre erdhi si një bekim për to, kështu që çifti vendosi ta quante ‘Liv’, që do të thotë ‘Jetë’. Si Eno dhe Atena, janë munduar ta mbajnë Livin sa më larg mediave dhe rrjeteve sociale, megjithatë në 1-vjetorin e saj, nuk i kanë rezistuar dot ëmbëlsisë së vogëlushes.

Eno-Popi-2

Eno ka publikuar foton e parë me Liv, shkëputur nga seti i realizuar ekskluzivisht për ‘RervistaWho.Com’, ku shfaqen shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit dhe të kombinuar në mënyrë perfekte. Kjo nuk mbyllet me kaq, pasi Liv do të bëjë daljen e saj të parë në kopertinën e ‘RevistaWho.com’, së bashku me babain e saj. Përveç fotove, kopertina do të përmbajë dhe një intervistë ekskluzive, ku moderatori do të zbulojë disa detaje nga jeta e tij, tani që dhe Liv është bërë pjesë e saj./revistawho.com