Horoskopi i datës 23 maj 2019 nga Susan Miller
Dashi
Sipas parashikimit të ditës, sa i takon dashurisë mund të ketë të reja të rëndësishme, të cilat do ju zbukurojnë ditën. Do të jetë shumë e lehtë të sqaroni një situatë me partnerin, pas një keqkuptimi që keni patur së fundmi. Ata që janë vetëm, prania e Hënës në shenjë, do i ndihmojë që të hedhin një hap më shumë.
Demi
Kjo ditë do të ecë me hapa të ngadaltë dhe nuk do të ketë përmirësime. Dashuria për ju, është një port i sigurtë ku mund të ndaloni dhe pushoni, por gjatë kësaj dite nuk do të jetë aspak e tillë. Ata që janë vetëm, duhet të bëjnë më shumë, për të bërë për vete një person që pëlqejnë.
Binjakët
Kjo ditë do të jetë mjaft bujare dhe pozitive, në shumë situata. Në dashuri nuk do të mungojnë ndjenjat dhe stimujt pozitiv. Do të jeni mjaft të favorizuar në raportin në çift, duke mbajtur parasysh nevojat e partnerit. Veç bëni kujdes me luhatjet e humorit, në mënyrë që të mos bëni një gabim me personat që nuk i njihni mirë.
Gaforrja
Do të jetë një ditë relativisht e mirë, ndonëse do të jetë e përfshirë nga rutina dhe normaliteti. Në dashuri këshillohet që të shmangni keqkuptimet e mundshme. Për ata që janë vetëm, yjet parashikojnë situata jo shumë të kënaqshme, madje për disa do të ketë momente të sikletshme.
Luani
Kjo ditë parashikon të jetë mjaft e gëzueshme, sidomos sa i takon jetës në çift. Ata që janë vetëm, do të bëjnë njohje të reja. Për këtë arsye yjet ju këshillojnë që të mos qëndroni vetëm dhe të mos i refuzoni ftesat. Në punë, do të ndiheni të karikuar me energji dhe optimizëm, duke qenë gjatë gjithë kohës në ekuilibër.
Virgjëresha
Parashikohet një ditë jo shumë e favorshme. Në dashuri këshillohet që të veproni në mënyrë racionale. Ajo që ndoshta ju mungon, duhet kërkuar në mënyrë të natyrshme dhe pa shumë sforcime. Ata që janë vetëm, do të duhet të kalojnë një pengesë. Në punë, yjet ju ftojnë të mos i lini pas dore disa ide me vlerë.
Peshorja
Kjo ditë për të lindurit e kësaj shenje, mund të jetë vërtetë fatlume, sidomos në fushën e ndjenjave. Në dashuri, yjet ju japin besueshmëri maksimale, duke ju ofruar mundësi shumë të mira për të shfrytëzuar, si mënyrë për të forcuar më tej lidhjen tuaj. Nëse jeni ende vetëm, intuita dhe fati do ju ndihmojnë drejt njohjeve të reja.
Akrepi
E enjtja do të nisë me ritëm të reduktuar, ndërsa në mesditë do të fillojë gradualisht përmirësimi. Në dashuri, bëni mirë që të merrni një kohë vetëm për ju të dy, në mënyrë që të gjeni harmoninë e trazuar disi. Ata që janë vetëm, do të jenë në formë të shkëlqyer fizike dhje mendore.
Shigjetari
Dita do t’ju mësojë shumë rreth qetësisë dhe maturisë. Duke qenë se kjo e enjte nuk do të jetë shumë në favorin tuaj, mos u ekspozoni shumë ndaj rreziqeve të kota. Në dashuri, nëse raporti në çift nuk është shumë harmonik, bëni mirë që të hidhni hapin e parë për të bërë paqe.
Bricjapi
Dita nuk do të jetë ajo që ju dëshironi. Por gjithsesi mos u përfshini nga nervozizmi dhe xhelozia e pavend. Nëse keni diçka për të cilën duhet të kërkoni ndjesë, kjo është dita e duhur. Ata që janë vetëm, duhet të shmangin keqkuptimet, sidomos në raportet e tensionuara.
Ujori
Kjo do të jetë vërtetë një ditë mahnitëse, sidomos sa i takon fushës së ndjenjave. Dashuria do jetë pjesa më e favorizuar, në raportin në çift, ku do të jeni të mbushur me energji dhe do të përjetoni momente të cilat nuk do i harroni lehtë. Ata që janë vetëm, duhet të kenë më shumë kurajo dhe të guxojnë për të bërë për vete dikë.
Peshqit
Në këtë ditë mesjave, Hëna do të hyjnë në shenjën tuaj, ku do të keni mundësi shumë të mira në fushën e ndjenjave dhe dashuria do të jetë më e favorizuara. Për ata që janë vetëm, gjithçka ecën në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe premtohet shumë. Në punë, do të kuptoni se zgjidhja që prisnit prej kohësh është shumë afër.