Manjola Nallbani dedikim Elton Dedës: Qetësia ime në skenë vinte nga ti!

Pak ditë më parë, këngëtarja e njohur për publikun, Manjola Nallbani, mbajti një koncert recital me plot të ftuar dhe dashamirës të muzikës së saj ndër vite. Ashtu siç bëri të ditur dhe vetë 49-vjeçarja në llogarinë e saj, orkestrimi i këtij momenti të veçantë të saj, iu besua artistit Elton Deda.

Manjola-Nallbani-2

Me anë të një postimi në ‘Instagram’ ku ka ndarë një pjesë të momenteve nga recitali, Manjola ka zgjedhur të shprehë mirënjohjen e saj ndaj të gjithë atyre që punuan duke thënë: “Qetësia ime në skenë vinte dhe nga ti. Faleminderit o artist i madh @tondeda, dhe gjithë djemve të orkestrës që bënë më të mirën e mundshme në çdo notë. Faleminderit publikut që duartrokiti në çdo këngë e m’u dukën si njerëzit e familjes time!”.

Manjola-Nallbani-1

Mesa duket Nallbani ka përjetuar emocionet më të bukura gjatë këtij koncerti dhe ka zgjedhur këtë formë për të treguar kënaqësitë që ka marrë prej tij.

Kujtojmë se Manjola është një nga artistet më të mëdha të skenës shqiptare, e cila ka një repertor të gjerë me produksione muzikore të ndryshme që prej fillimeve të saj në skenë, që vazhdojnë të dëgjohen po njësoj edhe sot, shkruan Who.