Mëngjes i bekuar, Ori Nebijaj merr surprizën më të bukur ‘live’ në televizion
Ori Nebijajn dhe Isli Islamin i shohim çdo mëngjes në emision ‘Wake Up’ në ‘Top Channel’ me të ftuar të ndryshëm. Gjatë transmetimit të puntatës së sotme, Ori ka marrë një surprizë shumë të këndshme, një buqetë të madhe me lule.
“Se si po ndihem tani. Se si kush po ndihem nuk e di tamam”, është shprehur moderatorja duke qeshur, teksa merr buqetën në duar. Edhe pse Isli e ka ngacmuar për të treguar pak më shumë në lidhje me personin që fshihet pas kësaj dhurate, Ori nuk ka pranuar të lexojë pusullën.
Megjithatë, ajo ka publikuar në ‘Instastory’ një foto, me një letër që shkruan: “Drejt e në zemër” dhe mesa duket, kjo ishte çfarë shkruhej në pusullë. Tani jemi gjithë sy e vesh për të mësuar më shumë detaje rreth personit ‘misterioz’, shkruan Who.