Gili bën 53 vjeç, ky është burri që s’i ndahet gjithë jetën!
Këngëtarja shumë e pëlqyer nga publiku, Fevzije Konushevci – Berani e njohur si Gili dje ka festuar 53 vjetorin e lindjes, shkruan rtv21.tv.
Përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram, Gili ka treguar se mbrëmë ka festuar bashkë me këta këngëtarë të njohur: Shkumbin Kryeziun, Mimoza Mustafën, Vjollca Haxhiun, Ganimete Abazin dhe Malësorin.
Në fotografi shihet edhe bashkëshorti Ilir Berani, i cili dje përmes një postimi rrjetin social Facebook ka lënë një mbishkrim urimi për bashkëshorten e tij Gilin. “Urime ditëlindjen zemër! I gëzofsh të gjitha të mirat e kësaj bote! Jeto e lumtur me neve! Të dojnë shumë Lili, Roki dhe Doni”, ka shkruar Iliri.
Gili është ndër këngëtaret më të njohura dhe më të dashura pjesë e skenës muzikore që nga vitet e 80-ta.
Bashkëpunëtori më i madh i saj është bashkëshorti, Ilir Berani, me të cilin ka punuar që nga fillimi i karrierës, dhe i cili i ka bërë shumë hite që janë dëgjuar dhe dëgjohen vazhdimisht.
Gili dhe Iliri u martuan në vitin 1990 dhe janë prindër të dy djemve, Roberit dhe Redonit./21Media