Majk thumbon hapur kolegët: A jeni duke bërë lekë?

Majk është një nga reperët më të suksesshëm të viteve të fundit. Ai ka sjellë produksione muzikore të ndryshme, duke qëndruar gjithmonë pranë shijeve të publikut. Kënga më e fundit që ai solli ishte një bashkëpunim me Butrint Imerin, me titull ‘Sa gjynah’, e cila numëron 9.4 milionë klikime në kanalin e ‘Youtube’.

Majk-2

Pavarësisht suksesit të këngës së tij, Majk duket se është bezdisur nga besimi i disa artistëve se kanë këngët më të mira, ndaj ka zgjedhur të reagojë me anë të një postimi në ‘Instastory’. “Keni marrë një besim si të budallenjve, që i keni këngët më të mira dhe po vazhdoni me komente. Më çmendët, a jeni duke bërë lekë? Jo. Atëherë pse humbni kohë”, ka shkruar 28-vjeçari në ‘Instagram’. Mesa duket reperi ka zgjedhur këtë formë për të reaguar, ndaj këtyre komenteve që duket se e kanë shoqëruar gjatë gjithë kohës.

Kujtojmë se muajt e fundit, ai ka sjellë për publikun disa bashkëpunime si me Butrintin Imerin, Ylli Limanin apo Capital T, të cilat kanë rezultuar tepër të suksesshme dhe janë pëlqyer nga të gjithë adhuruesit e këngëtarit./revistawho.com