Majk ndryshon pamje, nga sot reperi është bjond
Reperi i njohur Majk ka ndryshuar ‘look’ dhe fotot i ka ndarë me të gjithë ndjekësit pak orë më herët në ‘Instagram’. Ai ka vendosur të ndryshojë ngjyrën e flokëve duke u bërë bjond dhe duket shumë bukur. Një pjesë e mirë e fansave janë habitur nga ndryshimi drastik, por gjithsesi komentet kanë qenë pozitive.
Sot reperi i njohur bëri me dije se diçka e re po vjen dhe ka shumë gjasa që ndryshimi i tij në pamje të ketë lidhje me ndonjë projekt të ri muzikor, apo diçka të ngjashme.
Kujtojmë se projekti i fundit që Majk ka publikuar është bashkëpunimi i tij me Butrint Imerin që mban emrin ‘Gjynah’. /revistawho.com