Arbana Osmani largohet nga Top Channel, i thotë vetë të gjitha: Ditët e fundit, jam e lodhur…
Moderatorja e njohur Arbana Osmani njofton se këto janë ditët e fundit në Top Channel.
Drejtuesja e “Dua të të Bëj të Lumtur”, dhe një sërë programesh të tjera nën logon e Top-it, shkruan në Instagram se ndihet e lodhur por e lumtur.
Nuk dihet ende nëse Osmani ka plane të reja për programe të tjera televizive, apo bëhet fjalë për një shkëputje të përkohshme, por ky lajm ka çuditur jo pak fansat e saj, të cilët menjëherë kanë nisur të shkruajnë në faqen e moderatores.
Arbana Osmani, nënë e një djali të vogël, prej disa muajsh përflitet se është në një lidhje me regjisorin e emisionit, Eduart Grishaj.