I nisi pushimet e vetme, por Luana Vjollca fotografohet në shoqërinë e Krenar Cocaj
Luana Vjollcën e kemi parë gjithmonë që kohën e lirë, kur nuk është e angazhuar me ndonjë punë, e shfrytëzon për të udhëtuar në vendet më të bukura të botës. Dy ditë më parë ajo zbuloi se këtë herë kishte nisur pushimet në Venecia, por nuk tregoi se kush e shoqëronte. Më pas ajo zbuloi se në këtë udhëtim ju bashkua edhe Marina dhe të dy motrat u bënë bashkë për disa ditë pushime. Në fakt ato nuk kanë qenë të vetme, sepse janë shoqëruar edhe nga partnerët e tyre.
Getoari pritej që të ishte i pranishëm, por në këto pushime nuk ka munguar as Krenar Cocaj, partneri i Luanës. “Iconstyle” ka publikuar një foto, në të cilën motrat Vjollca shihen përkrah dy djemve të njohur.
Pavarësisht se Luana dhe Krenari nuk e kanë bërë lidhjen e tyre publike, kjo nuk është hera e parë që fotografohen në shoqërinë e njëri-tjetrit. Ata të dy janë parë bashkë për Krishtlindjen e vitit që lamë pas, e po ashtu kanë treguar vetë në rrjete sociale se qëndrojnë pranë njëri-tjetrit edhe në studio muzikore. /revistawho.com